1 Gusht 2013 - Intervenim i domosdoshëm në linjën e tensionit të lartë 110 kV LP 163/1

Njoftohen qytetarët me datë 02 Gusht 2013 (E Premte) nga ora 06:00 deri në 08:00 ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a, do të realizojnë një intervenim të domosdoshëm në linjën e tensionit të lartë 110 kV (kilovolt), LP 163/1, për të eliminuar një defekt të paraqitur (dëmtimi i izolatorit).

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë gjatë punës, LP 163/1 dhe LP 163/2 do të shkyqen nga puna. Gjatë kohës së intervenimit, qytetarët/insitucionet që furnizohen nga Nënstacionet NS 110/35 kV Vushtrria 1, NS 110/10 kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.