25 Korrik 2013 - Punime në kuadër të projektit për rehabilitimin e stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/35 kV Gjilani 1

Njoftohen qytetarët se në kuadër të implementimit të punimeve për rehabilitimin e stabilimenteve të tensionit të lartë në Nënstacionin NS 110/35 kV (kilovolt) Gjilani 1, nga data 26.07.2013 (E Premte) ora 09:00 deri me datë 29.08.2013 (E Enjte) ora 18:00, do të bëhet rekonstruksioni i fushës së Transformatorit energjetik T1 (31.5 MVA).

Gjatë kësaj kohe, gjatë orëve të pikut mund të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike për qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35 kV Gjilani 1.
Implementimi i projektit të KOSTT sh.a për Rehabilitimin e NS Gjilani 1, do të ndikojë në ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.