15 Korrik 2013 - Punime në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët që, me datë 17.07.2013 (e Mërkure), me qellim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për vazhdimin e rekonstuksionit të stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, nga ora 08:00 deri në 10:00  do të bëhet shkyqja totale e nënstacionit në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetaret qe furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (40 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.