Ftesë për Shprehje të Interesit për SHËRBIME KONSULENTËSH

Bashkëpunimi Financiar Gjerman me Kosovën

OPERATORI I SISTEMIT TRANSMETUES DHE TREGUT SH.A. (KOSTT)

Ftesë për Shprehje të Interesit

për

SHËRBIME KONSULENTËSH

Në lidhje me

Përmirësimin e rrjetit të transmisionit - Programi i Sektorit IV dhe V -

BMZ ID 2011.65.604, 2012.66.097

 (korrik 2013)

FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT

  1. KfW, në emër të Agjencisë së Ekzekutimit të Projektit (ose AEP, shih § 2), me këtë ftesë fton të gjitha kompanitë e pavarura dhe të kualifikuara që të dorëzojnë dokumentet e para kualifikimit për shërbime konsulentësh që kërkohen (shih § 3). Fondet janë zotuar për këtë projekt nga Bashkëpunimi Financiar Bilateral Gjerman, i siguruar përmes KfW.
  2. Me zyrën qendrore në Kosovë, është operatori i sistemit transmetues së Kosovës, i cili operon dhe mirëmban sistemin e transmetimit të energjisë elektrike në vend.
  3. Projekti përbëhet nga:
  • Instalimi i transformatorëve të rinj energjetikë 400/110kV, 300 MVA me të gjitha pajisjet e domosdoshme të ndërprerjes, ato ndihmëse dhe mbrojtëse e kontrolluese, nga një në secilin nënstacion NS Peja 3 dhe NS Ferizaj 2, përfshirë të gjitha sistemet përcjellëse të TL-TM, e mbrojtjes dhe kontrollit, ndihmëse, si dhe të gjitha punët e domosdoshme ndërtimore dhe të bazamenteve.
  • Ndërrimi i rreth 169.5 km përçues mbrojtës në sistemin e largpërçuesve 400kV me përçues OPGW
  • Instalimi i njehsorëve të saktë të faturimit, duke përfshirë transformatorët matës në sistemin 400kV dhe pjesët tjera përcjellëse.
  • Ndërtimi dhe komisionimi i linjës së re 110kV, NS Peja 3 – NS Peja1
  • Zëvendësimi i stabilimenteve të tensionit të lartë 110 kV nga AIS në GIS në NS 110/35kV Peja 1 (4 x 110 kV fusha të linjës, 2 x 110 kV fusha transformatorike, 1 x fushë lidhëse 110 kV, 2 x fusha të matjes, 2 x 35 kV fusha transformatorike) 
  • Nënstacioni NS Peja 3: instalimi i një fushe të largpërçuesit 110 kV
  • Rivitalizimi i largpërçuesit 14.6 km, në mes nënstacionit 110 kV, NS 110 kV Peja 2 dhe NS Deçan;
  • Nënstacioni Prishtina 4 220/110kV: zëvendësimi i 5 ndërprerësve të fuqisë 220 kV dhe 10 ndërprerësve të fuqisë 110 kV

Zëvendësimi i pajisjeve të nënstacioneve bëhet për të siguruar funksionim të sigurt të pajisjeve energjetike, si dhe sistemeve dhe pajisjeve për matje e kontroll.

Kostoja totale e projektit pritet të jetë rreth 30.85 Milionë Euro (pa tatime). Implementimi i Projektit do të financohet përmes një huaje me financa të përziera, të ofruara nga KfW, përmes një marrëveshjeje të huasë të nënshkruar nga Ministria e Financave e Kosovës dhe KfW. Kontributi vendor (ofruar nga AEP) mbulon kryesisht taksat dhe doganat, që paguhen në Kosovë. Konsulenti do të financohet nga fondet e grantit të siguruar nga Projekti i BE-së për Investim në Fqinjësi (NIF), administruar nga KfW. Pjesa II e huasë do të sigurohet plotësisht me anë të garancive të Sigurimit të Kredisë në Eksport (ECI).

4.Me qëllim të bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve të projektit, AEP do të ketë kapacitetin që të merret në mënyrë të përgjegjshme me KfW-në dhe Konsulentin. AEP do të jetë përgjegjës për implementimin e masave në Projekt.

 Kohëzgjatja e Projektit vlerësohet të jetë 36 muaj.

Konsulenti duhet të bashkëpunojë afërsisht me AEP-në. Konsulenti do të ndihmojë në planifikimin e përgjithshëm; hartimin e dokumenteve të tenderit, përzgjedhjen e Kontraktuesve për liferim, planifikim e shërbime, si dhe në mbikëqyrjen / ekzekutimin e punëve deri në përfundim të projektit, si dhe duhet t’i raportojë AEP-së dhe KfW-së.

Shërbimet e kërkuara të konsulencës përfshijnë, por pa u kufizuar në to, si në vijim :

  • Mbledhjen e të dhënave dhe rishikimin e të gjitha të dhënave në dispozicion, informatave e planeve që kanë të bëjnë me rehabilitimin e nënstacioneve ekzistuese dhe rivendosjen e skemave që mungojnë, e të cilat nevojiten për implementim të projektit. Shqyrtimi dhe analizimi i gjendjes teknike të pajisjeve dhe stabilimenteve, të cilat duhen zëvendësuar. Përgatitja e planit preliminar dhe skemave të furnizimit dhe shërbimeve, pra dorëzimi i një raporti të dizajnit, i cili duhet të elaborohet në atë mënyrë që të mund të shfrytëzohet drejtpërdrejt për qëllime të tenderimit. Përgatitja dhe ndryshim-plotësimi i dokumenteve të tenderit dhe të vlerësimit të ofertave
  • Shqyrtimi dhe azhurnimi i vlerësimeve të kostos së investimit, skemave të implementimit dhe skemës së financimit për program
  • Përkrahja e AEP-së, duke hartuar dokumentet e kontratës, si dhe duke ofruar ndihmë gjatë negocimit të kontratës, si dhe në përmbylljen e kontratës së furnizimit dhe instalimit me Kontraktuesit e Përgjithshëm. Përgatitja, në bashkëpunim me AEP-në, e planifikimit për ndërlidhjen e pajisjeve të reja elektrike me ato ekzistuese. Monitorimi i implementimit të kontratave, duke përfshirë, por pa u kufizuar në këto, testet e pranimit, mbikëqyrjen e vend punishtes, shqyrtimin e planeve të punës, raporteve të progresit, skemave financiare, kontrollimin e faturave. Ndihma për AEP në përgatitjen e raporteve tremujore në implementim të projektit, si dhe në hartimin e raportit përfundimtar për implementimin e projektit.

5. Shërbimet duhen ofruar nga një kompani e pavarur konsulente, ose ndonjë grupim firmash të tilla me 10 vjet përvojë, me ekip që përbëhet nga konsulentë afatgjatë ndërkombëtarë dhe vendorë (Personeli kryesor: Menaxheri i Projektit, mbikëqyrësi i punëve ndërtimore, inxhinieri i nënstacionit, inxhinieri i linjave transmetuese, inxhinieri i mbrojtjes rele dhe matjes, si dhe inxhinieri për SCADA & telekomunikacion, menaxheri i mbikëqyrjes së vend punishtes, eksperti për shëndetësi, siguri e mjedis, eksperti i prokurimit (me njohuri për ECA)) me më së paku 10 vjet përvojë, përkrahur nga konsulentë afatshkurtër ndërkombëtarë e vendorë me së paku 5 vjet përvojë në fushat e financimit, planifikimit, dizajnimit, zhvillimit, tenderimit, prokurimit, mbulimit të ECI-së, vlerësimit dhe implementimit të projekteve ndërtimore/modernizuese/rehabilituese të nënstacioneve elektrike me tension të lartë, si dhe stabilimenteve tjera të transmetimit së energjisë elektrike, si dhe personel tjetër profesional e administrativ. Priten edhe shërbimet e menaxhimit efikas dhe përkrahjes nga qendra.

6. Konsulentët janë të lirë të lidhen mes vete me firma të tjera për të siguruar disponueshmërinë e të gjitha njohurive dhe përvojave.

7. Dokumenti i para kualifikimit në gjuhën angleze do të ketë strukturën dhe përmbajtjen vijuese, si dhe do të prezantohet në renditjen si në vijim:
(i) Faqja e parë, me emrin e firmës, adresën, personin kontaktues, telefonin, faksin, e-mailin, si dhe nëse vlen, grupimin e firmave për këtë projekt.
(ii) Prezantimi i firmave (më së shumti 10 faqe), duke përfshirë deklarimin e qartë të llojit dhe qëllimit të grupimit, nëse vlen.
(iii) Pasqyrat dhe deklaratat:
         
a) Deklarata e dorëzimit të propozimit në rast të hyrjes në listë të ngushtë;
          b) Pasqyra e përkatësive apo afërsive të llojeve të ndryshme me firmat tjera, që mund të paraqesin konflikt interesash në ofrimin e shërbimeve të parashikuara.
          c) Në rast të grupimit – rregullimi i synuar kontraktues me firmat ndërkombëtare dhe vendore, duke emëruar konsulentin udhëheqës, si dhe duke përfshirë letrat e qëllimit të firmave pjesëmarrëse (në rastin e partnerëve vendorë, kopja e faksuar e letrës së tillë mjafton).
         d) Deklarata e zbatimit të standardit më të lartë etik në ekzekutim të kontratës. Ofertuesit duhet të jenë të vetëdijshëm që aktivitetet mashtruese apo korruptuese i diskualifikojnë ata menjëherë nga pjesëmarrja në procesin e përzgjedhjes, si dhe i nënshtrohen hetimeve të mëtutjeshme penale. Deklarata e lartpërmendur duhet dorëzuar dhe nënshkruar sipas formularit dhe përmbajtjes së paraqitur në Shtojcën 1.
        e) Pasqyra e vërtetuar e kapacitetit financiar të konsulentit kryesor, si dhe partnerëve të grupuar, e cila demonstron qarkullimin e domosdoshëm prej më shumë se 1.5 Milionë Euro (bilanci i gjendjes, pasqyra e qarkullimit, ose pasqyra vjetore tatimore, ose pasqyra e fitimit/humbjes, për tri vitet e fundit, vërtetuar nga një auditor i pavarur).

(iv) Lista e referencave të projekteve sipas Shtojcës 2 (Formati EU) që përfshin shtatë vitet e fundit, vetëm ato që ndërlidhen ngushtë me shërbimet e kërkuara (më së shumti 15 referenca).
(v) CV-të e shkurtra të personelit të propozuar për përkrahje nga qendra dhe nga zyrat amë.
(vi) Lista e strukturës së personelit në dispozicion për shërbimet e planifikuara, me informata për kualifikimet, përvojat personale, përvojat në rajon, vitet e përvojës në firmë, përvojat specifike në projekte të ngjashme, si dhe përvojat në pozita të ngjashme. Kjo listë duhet të mundësojë gjykimin gjithëpërfshirës të kapacitetit të përgjithshëm të konsulentit për të ofruar personelin e kërkuar, me përvojën specifike në projekt, në rast të ofertës së tillë. Personeli që i përket firmës apo ka bashkëpunim afatgjatë me atë firmë vlerësohet më shumë.

Konsulentët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumente koncize e të qarta, por thelbësore, si dhe t’i përmbahen strukturës si më lart. Mosrespektimi i kësaj ftese apo informatat e gabueshme mund të shkaktojnë mos kualifikimin e firmës. Çdo dokument apo informatë e tepërt që nuk ndërlidhen me materialet e kërkuara do të penalizohen

8. Propozimi për para kualifikim duhet të dorëzohet tek agjenti i tenderit në adresën vijuese në ekzemplar origjinal deri në datën e shënuar në shpallje. Në rast të dallimeve mes dokumenteve, versioni origjinal do të merret si i saktë.
       
Interbusiness Consulting & Services GmbH       
Friesenstrasse 2E, D-61348 Bad Homburg       
Gjermani       
Tel: + 49- (0)6172-2679-142       
Fax:     + 49- (0)6172-2679-143       
e-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

9. Një kopje e propozimit për para kualifikim i dorëzohet KfW-së, si dhe një kopje tjetër AEP-së, në të njëjtën datë dhe kohë, në adresat si në vijim:

AEP: KOSTT
Ndërmarrja Publike “Operatori Sistemit Transmetuese dhe Tregut SH.A.”
Att.:  Z. Ilir M.Shala, M.Sc
Drejtor i Departamentit për Menaxhim të Projekteve dhe Inxhinieri
Rr. Iljaz Kodra p.n. Kosovë
Tel: + 381 38 501 601 115
E-Mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

KfW:
KfW Bankengruppe
Dept.: LE d 3
Att: Dr.Wilderich Hoerr
Palmengartenstr. 5-9
60325 Frankfurt Gjermani
Tel: +49 (0)69-7431-2690
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

 10. Të gjitha shpenzimet për vizitat në terren, sigurimin e informatave/të dhënave, si dhe përgatitjen/dorëzimin e dokumentit të para kualifikimit, takimet, negociatat, etj., në lidhje me para kualifikim apo propozim pasues, do të barten nga konsulentët.

11. Në çfarëdo kohe, agjenti i tenderit, me pëlqimin e KfW-së dhe AEP-së, ose me vetë-iniciativë apo në përgjigje ndaj qartësimeve të kërkuara nga një konsulent i interesuar, mund të qartësojë këtë ftesë. Informatat e tilla do të dërgohen me shkrim përmes faksit apo e-mailit tek të gjitha palët, të cilat e kanë informuar agjentin e tenderit, KfW-në dhe AEP-në për pjesëmarrjen e tyre.

12. Planifikohet që të hartohet një listë e ngushtë e jo më shumë se pesë konsulentëve të para kualifikuar, si dhe të ftohen këto firma apo grupime firmash që të dorëzojnë propozimet e tyre teknike dhe financiare.
Procedura e vlerësimit për procesin e para kualifikimit do të zbatojë versionin më të fundit të „Udhëzimeve për delegimin e konsulentëve në projekte të bashkëpunimit financiar “ (tek faqja e Bankës Zhvillimore KfW www.kfw-entwicklungsbank.de) (https://www.kfw-entwicklungsbank.de/International-financing/KfW-Entwicklungsbank/Service/Download-Center/Überblickspublikationen/Richtlinien/

13. Vetëm firmat me kapacitet financiar, të cilat dorëzojnë pasqyrat dhe deklaratat e domosdoshme (shih § 7 iii), të cilat plotësojnë kushtet e caktuara, do të vlerësohen. Kriteret specifike të vlerësimit, si dhe notat individuale të secilit kriter janë dhënë në tabelën vijuese:

Kriteri

Nota maksimale

1.      Dëshmi të përvojës përkatëse   të fituar nga konsulentët gjatë shtatë viteve të fundit (përvoja e firmës)

45

1.1     Përvoja   në udhëheqjen e projekteve të ngjashme në fushat e nënstacioneve dhe transmetimit   së energjisë.

20

1.2     Përvoja   në kushte të ngjashme të punës në vende në zhvillim

15

1.3     Përvoja   në kushte të punës në rajon apo në vend, preferohet në të njëjtin sektor.

10

2.      Përshtatshmëria për këtë   projekt specifik (përvoja e   ekspertëve në dispozicion)

55

2.1     Vlerësimi   i ekspertizës teknike të përshtatshme për këtë projekt (i referohet   personelit kryesor të propozuar)

25

 

2.2     Vlerësimi   i strukturës së personelit në lidhje me detyrat e pritura (personeli shtesë)

15

 

2.3     Vlerësimi   i personelit kryesor në punësim të përhershëm, si dhe gjithmonë në   dispozicion për të monitoruar ekipin, si dhe për të ofruar shërbime të përkrahjes   nga qendra dhe nga zyrat amë.

10

2.4     Formulari   dhe dokumentet e aplikimit, në lidhje me plotësinë, saktësinë dhe që kanë të   bëjnë me projektin

5

 14. Pasi të jetë kryer vlerësimi i dokumenteve të para kualifikimit, pesë Konsulentët e renditur më së larti, ose që shënojnë minimum 70 pikë, do të futen në një listë të ngushtë. Firmat në listën e ngushtë do të ftohen të dorëzojnë propozimin teknik dhe atë financiar; firmat që nuk para kualifikohen njoftohen për këtë.

15. AEP dhe KfW nuk janë të obliguar të pranojnë propozimin e asnjë konsulenti.

16. Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentit të para kualifikimit është përgjegjësi e firmës aplikuese, si dhe nuk ekziston asnjë masë apo lëshim që mund të ofrohet për gabime e lëshime

17. Pas hapjes së dokumenteve të para kualifikimit, e deri në përgatitje të listës së ngushtë të konsulentëve të kualifikuar, nuk lejohet asnjë komunikim i asnjë lloji, përveç nëse kërkohet zyrtarisht nga AEP-ja ose KfW-ja.

SHTOJCA 1 Deklarata e zbatimit të Standardit më të Lartë Etik

Deklaratë e zotimit

Ne theksojmë rëndësinë e procesit të lirë, të drejtë dhe konkurrues të prokurimit, i cili parandalon praktikat e keqpërdorimeve. Në këtë drejtim, nuk kemi ofruar e as nuk kemi dhënë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, asnjë përfitim të papranueshëm për asnjë shërbyes publik e asnjë person tjetër, e as nuk kemi marrë përfitime të tilla në lidhje me ofertën tonë, e as që do të ofrojmë e as të japim, e as të pranojmë përfitime apo kushte të tilla në këtë proces prokurimi, e në rast të dhënies së kontratës, as në këtë ekzekutim të kësaj kontrate. Gjithashtu deklarojmë që nuk ekziston asnjë lloj konflikti interesash në kuptimin e llojit të përshkruar në Udhëzimet përkatëse[1].

Gjithashtu, theksojmë rëndësinë e respektimit të standardeve minimale sociale ("Standardet themelore të punës ") në implementimin e projektit. Ne marrim përsipër që të respektojmë Standardet Themelore të Punës, të ratifikuara nga vendi i @ (emri i vendit).

Ne marrim përsipër të informojmë personelin tonë me obligimet e tyre përkatëse, si dhe për obligimin e tyre që të respektojnë këtë deklarata të marrjes përsipër, si dhe obligimin e tyre që të zbatojnë ligjet e vendit @ (emri i vendit).

Gjithashtu deklarojmë që kompania jonë/të gjithë anëtarët e konzorciumit asnjëherë nuk është/janë përfshirë në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, apo të BE-së, apo të Qeverisë Gjermane, apo në ndonjë listë tjetër sanksionesh, si dhe ritheksojmë që kompania jonë/të gjithë anëtarët e konzorciumit do ta informojnë menjëherë klientin dhe KfW-në nëse një gjë e tillë ndodh në një fazë të mëvonshme.

Ne jemi të vetëdijshëm që në rast se kompania jonë (apo një anëtar konzorciumi) i shtohet listës së sanksioneve të cilat janë ligjërisht obligative për klientin dhe/ose KfW-në, klienti ka të drejtë të përjashtojë kompaninë/konzorciumin tonë nga procedura e prokurimit, si dhe nëse kontrata i jepet kompanisë/konzorciumit tonë, që të ndërpresë kontratën menjëherë, nëse zotimet e dhëna në këtë Deklaratë të Marrjes Përsipër gjenden të jenë objektivisht të pasakta, ose nëse arsyeja e përjashtimit të tillë lind pasi që të jetë nënshkruar kjo Deklaratë.

 

..............................                      ...................                                                                                              .......................................................
 (vendi)                                           (Data)                                                                                                      (emri i kompanisë)

       
                                                                                                                                                                      .......................................................         
                                                                                                                                                                      (nënshkrimi(et))



[1] Shih "Udhëzimet për delegimin e konsulentëve në Bashkëpunimin Financiar Gjerman”, si dhe “Udhëzimet për dhënien e kontratave për furnizime e shërbime në Bashkëpunimin Financiar Gjerman"

SHTOJCA 2 (formati EU)
PËRVOJA

Ju lutemi të ofroni informatat e caktuara në tabelën si më poshtë, duke përmbledhur projektet më të rëndësishme përkatëse të zbatuara përgjatë 7 viteve të kaluara nga firma/grupimi i firmave tuaja. Numri i referencave të ofruara nuk mund të kalojë 15 për gjithë tenderin.

Ref (maks 15)

Titulli   i projektit

Emri i   subjektit juridik

Vendi

Vlera   e përgjithshme e projektit (EUR)

Pjesa   e kryer nga subjekti juridik (%)

Nr. I   personelit të ofruar

Emri i   klientit

Origjina   e fondeve

Datat (fillim/përfundim)

Emri i   partnerëve, nëse ka

Përshkrimi   i projektit

Lloji   i shërbimeve të ofruara

 

Shërbime   Konsulentësh (Sektori i Energjisë)

Tender   publik ndërkombëtar (me para kualifikim)

Vendi

Kosovë

Nr.   Refer.:

BMZ ID 2011.6560.4, 2012.6609.7

Afati   i dorëzimit:

7   gusht 2013

Para   kualifikimi:

Ftesë për Shprehje të Interesit

Referenca:

Tender i hapur ndërkombëtar   për Shërbime Konsulentësh për Rehabilitimin, zgjerimin dhe modernizimin e nënstacioneve   dhe linjave të transmisionit 110 dhe 400kV, Kosovë.

Financimi:

Qeveria Gjermane, përmes KfW Entwicklungsbank

Tenderues:

KfW në   emër të Ndërmarrjes Publike KOSTT – Operatori i Sistemit Transmetues dhe Tregut   SH.A.

Projekti:

Masat teknike kanë të   bëjnë me rehabilitimin dhe zgjerimin e nënstacioneve 400 dhe 110kV, si dhe largpërçuesve   në nivel 400 dhe 110kV. Ndërrimi i pajisjeve si ndërprerësit e fuqisë,   transformatorët e rrymës dhe tensionit, mbrojtjet rele dhe komandimi, dhe   automatiket, grupet matëse, pajisjet shkyçëse të brendshme dhe materialet e   kabllimit, si dhe ndërrimi i përçuesve mbrojtës në linja transmetuese me OPGW

 

Shërbimet   e kërkuara të konsulencës:

KOSTT, AEP, do të   themelojë një Njësi të Implementimit të Projektit (NJIP), e cila do të vëzhgojë   performancën e përgjithshme të programit, të kontrollojë shpërndarjen e   fondeve dhe t’i raportojë Ministrit dhe KfWs-ë. AEP-ja do të jetë përgjegjëse   për implementimin e masave të programit.

 

Projekti përbëhet nga:

      
  • Instalimi i        transformatorëve të rinj energjetikë 400/110kV, 300 MVA me të gjitha        pajisjet e domosdoshme të ndërprerjes, ato ndihmëse dhe mbrojtëse e        kontrolluese, nga një në secilin nënstaction NS Peja 3 dhe NS Ferizaj 2, përfshirë të gjitha sistemet përcjellëse të        TL-TM, e mbrojtjes dhe kontrollit, ndihmëse, si dhe të gjitha punët e        domosdoshme ndërtimore dhe të bazamenteve.
      
  • Ndërrimi i rreth 169.5 km përçues mbrojtës        në sistemin e largpërçuesve 400kV me përçues OPGW
  •   
  • Instalimi i njehsorëve të saktë të        faturimit, duke përfshirë transformatorët matës në sistemin 400kV dhe        pjesët tjera përcjellëse.
  •   
  • Ndërtimi dhe komisionimi i linjës së re 110kV,        NS Peja 3 – NS Peja1
  •   
  • Zëvendësimi i stabilimenteve të tensionit të        lartë 110 kV nga AIS në GIS në NS 110/35kV Peja 1 (4 x 110 kV fusha të        linjës, 2 x 110 kV fusha transformatorike, 1 x fushë lidhëse 110 kV, 2 x        fusha të matjes, 2 x 35 kV fusha transformatorike)
  •   
  • Nënstacioni NS Peja 3: instalimi i një fushe        të largpërçuesit 110 kV
  •   
  • Rivitalizimi i largpërçuesit 14.6 km, në mes        nënstacionit 110 kV, NS 110 kV Peja 2 dhe NS Deçan;
  •   
  • Nënstacioni Prishtina 4 220/110kV: zëvendësimi        i 5 ndërprerësve të fuqisë 220 kV dhe 10 ndërprerësve të fuqisë 110 kV

 

 

Kostoja totale e   programit pritet të jetë brenda shumës prej 30.85 Milionë Euro. Kohëzgjatja e   programit vlerësohet të jetë 36 muaj.

 

Konsulenti duhet të   bashkëpunojë ngushtë me NJIP-në. Ai do të ndihmojë KOSTT-in në përkufizimin e   masave teknike dhe të nxjerrë shpenzimet e investimit që dalin nga ato.   Konsulenti do të ndihmojë në hartimin e dokumenteve të tenderit, të ndihmojë   në vlerësim të ofertave, të vëzhgojë implementimin e programit, si dhe të   raportojë tek NJIP-ja dhe tek KfW.

Konsulentët me të  drejtë konkurrimi duhet të jenë kompani të pavarura dhe të kualifikuara konsulentësh,   me më shumë se 15 vjet përvojë në sektor, si dhe personelin kryesor me më   shumë se 10 vjet përvojë në planifikim, dizajnim, zhvillim, vlerësim dhe   rehabilitim të nënstacioneve TL dhe linja transmetuese.

Para   kualifikimi i Konsulentëve me përvojë i nënshtrohet rregulloreve që janë pjesë   e "Udhëzimeve për delegimin e konsulentëve në bashkëpunim financiar   me vendet në zhvillim“. Kontrata do t’i jepet një firme të pavarur   konsulentë që ka përvojën e dokumentuar në sektor dhe në rajon.

Dokumentet   që duhen dorëzuar janë përshkruar në shtojcën 3 të Udhëzimeve a.m. Udhëzimet   dhe formularët e kontratave mund të shkarkohen nga adresat elektronike në   vijim:

https://www.kfw-entwicklungsbank.de/International-financing/KfW-Entwicklungsbank/Service/Download-Center/Überblickspublikationen/Richtlinien/

Dokumentet për para   kualifikim duhen dorëzuar në një ekzemplar origjinal tek Agjenti i Tenderit,   një kopje në KOSTT dhe një kopje në KfW. Çdo ekzemplar i tillë duhet të   përmbajë një kopje të të gjitha dokumenteve për para kualifikim në CD-ROM ose   DVD.

 

Për më shumë informata, kontakto:

Agjenti   i tenderit:

Interbusiness Consulting & Services GmbH
Friesenstr.2E, D-61348 Bad Homburg 
Gjermani 
Telefon: +49-(0)6172-2679-142 
Fax:    +49-(0)6172-2679-143
E-Mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

KOSTT:

KOSTT   – Operatori i bartjes, sistemit dhe tregut SH.A..
Rr. Iljaz Kodra pn
Att.: Z.  Ilir   M.Shala, MSc, Drejtor i Departamentit për PM & Inxhinieri
Kosovë

Telefon: +381 38 501 601 115; +377 44 503 980;
E-Mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

KfW:

KfW Entwicklungsbank
Division LE d3
Attn: Dr. Wilderich Hörr
Palmengartenstraße 5-9
D 60325 Frankfurt am Main
Gjermani 
Telefon: +49 (0)69-7431-2690
E-Mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa