7 Korrik 2013 - Prishje kalimtare në NS 110/10 kV Burim

Me datë 07.07.2013, nga ora 01:59 pas mesnatës ka rënë ndërprerësi i Transformatorit T1 në NS 110/10 kV Burim. Për shkak të dëmit të madh në ormanet komanduese të largpërcuesve LP 126/7 dhe LP 126/8 të cilët furnizojnë këtë nënstacion, nuk ka qenë e mundur kthimi në punë i Transformatorit në fjalë.

Ekipet e KOSTT sh.a kanë dalë menjëher në vend të ngjarjes dhe kanë evituar prishjet dhe si rezultat furnizimi me energji elektrike është normalizuar në ora 14:43. 

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.