5 Korrik 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35 kV – Gjilani 1

Njoftohen qytetarët se me datë 06.07.2013, do të implementohen punime në Nënstacionin 110/35 kV Gjilani 1 në kuadër të projektit të KOSTT për  Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në këtë Nënstacion.

Me  qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, nga ora 05:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e stabilimenteve  110 kV, në NS Gjilani 1, dhe si rezultat qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë këtyre orëve.

Implementimi i Projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik  të Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.