18 Qershor 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV – Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se nga data 23.06.2013 deri me datë 15.07.2013, do të implementohen punime në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1 në kuadër të projektit të KOSTT për  Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në këtë Nënstacion.

Me  qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, me datën 23 qershor 2013 nga ora 06:00 deri në 07:00 do të bëhet shkyçja e stabilimenteve  110 kV, në NS Ferizaj 1, dhe si rezultat qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë kësaj ore.

Ndërkaq, nga ora 07:00 të datës 23.06.2013 deri me 15.07.2013 ora 17:00 sa zgjasin punimet në kuadër të projektit të lartëcekur, qytetarët që furnizohen nga NS Ferizaj 1 do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike pre 5-8 MW, varësisht nga ngarkesa.

Implementimi i Projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik  të Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.