25 Maj 2013 - Punime në Nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani

Me datë 25 dhe 26 Maj 2013 me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për implementimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT: Kyçja e NS Lipjani në linjën 110 kV, nr. 112, përmes linjës së dyfishtë 110 kV, duke filluar nga ora 06:00 katër orë nuk do të ketë dhe dy orë do të ketë furnizim me energji elektrike deri në orën 20:00, në linjat e nivelit të distribucionit (10 kV), që furnizojnë konsumatorët e zonës industriale të Lipjanit dhe Zjarrfikësit. (2 MW).


Me implementimin e projektit në fjalë, do të ndikohet në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, plotësimin e kriterit N-1 në NS Lipjani si dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese në nivelin 110 kV.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.