24 Maj 2013 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 3

Me datën 26 Maj 2013 (e Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të bërë ndërrimin e izolatoreve të përçuesve, nga ora 05:00 deri në 08:00, KOSTT do të bëjë shkyqjen e largpërçuesit LP nr. 1139/1 që lidhë NS 110/10 kV Prishtina 3 me NS 220/110/10 kV Kosova A si dhe largpërçuesi LP nr. 1139/2 që lidhë NS 110/10 Prishtina 3 me NS 110/10 kV Prishtina 2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët