16 Maj 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimeneteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prishtina 3

Me datën 18 Maj 2013 (e shtunë), me qëllim të krijimit të kushteve për punë për shqyrtimin e paisjeve të tensionit të lartë, nga ora 08.00 deri në 19.00 do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 në NS 110/10 kV Prishtina 3 dhe largpërçuesit LP 1139/1. Gjithashtu me datën 19 Maj 2013 (e dielë) nga ora 08.00 deri në 19.00, do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T2 në NS 110/10 kV Prishtina 3 dhe largpërçuesit LP 1139/2.


Gjatë kësaj kohe qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion (me fuqi 12 MW), parashikohet të kenë ndërprerje të shkurtër të furnizimit me energji elektrike prej 5 minutave gjatë kalimit të ngarkesës nga njëri Transformator ne tjetrin (12 MW).  
Punimet do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.