15 Maj 2013 - Punime në Nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani

Me datë 17, 18, 19 dhe 20 Maj 2013 me qellim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, nga ora 06:00 deri në 20:00 çdo katër orë do të ketë ç’kyqje dy orëshe të linjës së tensionit të lartë 110 kV LP 1213 që lidhë NS 110/35/10 kV Lipjani me NS 220/110 kV Prishtina 4.
Rrjedhimisht, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion, do të jenë dy orë pa energji elektrike dhe katër orë me energji elektrike, duke filluar nga ora 06:00. Fuqia e redukuar parashihet të jetë 30 MW.


Gjatë kësaj kohe do të implementohen punime në kuadër të projektit të KOSTT për Kyçjen e NS Lipjanit në linjën 110 kV, nr. 112, përmes linjës së dyfishtë 110 kV.
Me implementimin e projektit në fjalë, do të ndikohet në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, plotësimin e kriterit N-1 në NS Lipjani si dhe rritjen e kapaciteteve furnizuese në nivelin 110 kV.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët