3 Maj 2013 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të lartë të NS 110/35 kV Gjilani 1

Me datë 05 Maj 2013 (E dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër te Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të lartë në NS 110/35 kV Gjilani 1, nga ora 07:00 deri në 08:00, do të bëhet shkyqja e nënstacionit Gjilani 1.
Gjatë kësaj kohe, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (gjithsejt 18 MW).
Implementimi i projektit të KOSTT sh.a për Rehabilitimin e NS Gjilani 1, do të ndikojë në ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.