2 Maj 2013 - Intervenim i domosdoshëm në transformatorët energjetik në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Me datë 4 Maj 2013 (E shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformatorë, nga ora 10:00 deri në 16:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1.
Gjithashtu me datë 5 Maj ( E diele) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformatorë, nga ora 10:00 deri në 16:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1.

Gjatë kohës së lartëcekur, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime të pjesshme në furnizim me energji elektrike (6 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.