26 Prill 2013 - Intervenim i domosdoshëm në transformatorin energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Lipjani

Me datë 28 Prill 2013 (E diele) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit të izolimit, nga ora 10:00 deri në 17:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Lipjani.
Gjatë kësaj kohe, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (gjithsejt 10 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.