24 Prill 2013 - Punime në Nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani

Me datë 25, 26, 27 dhe 28 Prill 2013 me qellim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, nga ora 08:00 deri në 18:00 çdo katër orë do të ketë shkyçje dyorëshe të linjës së tensionit të lartë 110 kV, LP 112, që lidhë NS 110/35/10 kV Lipjani me NS 400/110 kV Ferizaj 2 si dhe linjave të nivelit të distribucionit, që furnizojnë konsumatorët e zonës industriale të Lipjanit.
Rrjedhimisht, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion do të jenë dy orë pa energji elektrike dhe katër orë me energji elektrike,  duke filluar nga ora 08:00.

Gjatë kësaj kohe do të implementohen punime në kuadër të Projektit të KOSTT-it: Kyçja e NS Lipjani në linjën 110 kV, nr. 112, përmes linjës së dyfishtë 110 kV. Fuqia e redukuar parashihet të jetë rreth 4 MW.
Me implementimin e projektit në fjalë, do të ndikohet në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, plotësimin e kriterit N-1 në NS Lipjani si dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese në nivelin 110 kV.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.