29 Mars 2013 - Energjizohet linja e tensionit të lartë 110 kV nr. 125/2

KOSTT sh.a njofton qytetarët se nesër me datë 30 Mars 2013 (E Shtunde), në ora 11:00 do të lëshohet nën tension (energjizohet) linja e rindërtuar 110 kV nr.125/2 që lidhë Nënstacionet (NS) Vushtrri 1 me NS Trepça.

Linja në fjalë kalon nga NS Vushtrri 1 nëpër fshatrat: Shtruerë, Akrashticë, Pantinë, Frashër, Shupkovc dhe Mitrovicë (NS Trepça).

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.