17 Mars 2013 - Punime të domosdoshme në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2

Sot me 17 Mars 2013 nga ora 11:00 deri në 15:00 do të bëhet ç’kyqja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10 kV Prishtina 2, për të mundësuar intervenimin e domosdoshem në fushën transformatike, me qëllim të eliminimit të defektit që është paraqitur mbrëmë. 

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike rreth 25 MW.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.