16 Mars 2013 - Renia e Transformatorit T1 ne nenstacionin NS Prishtina 2

Sot me 16 Mars 2013 gjate oreve te mbremjes nga informatat e para qe kemi, pas defektit te paraqitur ne fushen e transformatorit T1 ne anen 10 kV ne NS Prishtina 2, me c’rast jane demtuar  Transformatoret Mates te Tensionit (TMT) ka reaguar mbrojtja dhe eshte shkyqyr transformatori ne fjale.

Ekipi i KOSTT sh.a ka dale ne vendin e ngjarjes dhe eshte duke i shqyrtuar shkaqet e renies se transformatorit dhe mundesine e rikthimit ne pune sa me te shpejte qe eshte e mundur.

Ne nderkohe KOSTT do te del me nje raport me te detajuar.   KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.