16 Mars 2013 - Dëmtohet shtylla elektrike si pasojë e vërshimeve të ujit ndikuar nga moti i ligë në rajonin e Dukagjinit

Dje me 15 Mars 2013 në orët e pasditës është demtuar shtylla e tensionit të lartë Nr. 31, largpërcuesi LP 110 kV 1806, që lidhë NS 110 kV Klina me NS 110 kV Gjakova, si pasojë e vërshimeve të ujit në rajonin e Dukagjinit. 
Dëmet e shkaktuara janë si pasoje e përmbytjeve të medha që kanë ndodhur në rajonin e Klinës.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a janë duke punuar pandërprerë  në përforcimin e shtyllave tjera të rrezikuara, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i mëtejm i tyre pasi që niveli i ujit ende mbetet I lartë.
Bashkëngjitur ju lutem gjeni edhe një pamje nga dëmet e shkaktuara.

Shtylla e demtuar