5 Shkurt 2013 - Intervenim i domosdoshem në NS 110/10 kV Theranda dhe NS 110/35 kV Prizreni 1

Me datën 6 Shkurt 2013 (E Mërkurë), nga ora 12:00 deri në 14:00, do të bëhet ç’kyqja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10 kV Theranda, për të mundësuar intervenimin e domosdoshem në fushën transformatike me qëllim të eliminimit të një defekti të paraqitur. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike prej 10 MW.

Gjithashtu, me datën 7 shkurt 2013 (E Enjte), nga ora 12:00 deri në 14:00, do të bëhet ç’kyqja e transformatorit energjetik T3 në NS 110/35 kV Prizreni 1, për të mundësuar intervenimin e domosdoshem në fushën transformatike me qëllim të eliminimit të një defekti të paraqitur..

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike prej 14 MW.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët