2 Shkurt 2013 - Moti i ligë shoqëruar me erëra të forta shkakton prishje në Rrjetin Transmetues në Rajonin e Dukagjinit

Sot me 2 Shkurt 2013, si pasojë e motit të ligë shoqëruar me erëra të forta që po mbizotëron në Rajonin e Dukagjinit, janë shkaktuar disa prishje në përmasa të ndjeshme, me ç’rast ka mbetur jashtë operimit linja e tensionit të lartë 110 kV LP 1806 që lidhë NS Klina me NS Gjakova 2. Ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren, dhe janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për të izoluar prishjen. Gjithashtu do të bëhet edhe vlerësimi i dëmit të shkaktuar.

Sipas informatave nga tereni ende vazhdon të mbretëroj mot i ngjajshëm, dhe për momentin nuk ka mundësi që linja e prishur të kthehet sërish në operim.

Vlen të theksohet se krejt kjo situatë nuk ka pasur ndikim në furnizim të qytetarëve me energji elektrike, falë disponueshmërisë së linjave reservë për furnizim, mundësi kjo e krijuar me investimet që janë bërë në përforcimin e rrjetit transmetues të Kosovës nga KOSTT sh.a.