25 Janar 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV – Ferizaj 1

Me datën 27 janar 2013 (E Diel), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për të implementuar punimet në kuadër të projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, nga ora 07:00 deri në 09:00 do të bëhet shkyçja e nënstacionit në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike rreth 45MW. 
Implementimi i projektit të KOSTT sh.a për Rehabilitimin e NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, do të ndikojë në ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.