20 Dhjetor 2012 - Punime të domosdoshme në Transformatorin energjetik T1, NS 110/10 kV Peja 1

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e intervenimit nga ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT sh.a, me 22 dhjetor 2012 (e shtunë), nga ora 08:00 deri në 09:00 (në mëngjes) do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10 kV Peja 1, me ç’rast do të bëhet shkyqja totale e zbarave 35 kV në NS Peja 1. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (20 MW). Intervenimet e lartëcekura bëhen me qëllim të rritjës së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik te Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.