20 Dhjetor 2012 - Punime të domosdoshme në NS 110/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 22 dhjetor 2012 (e shtunë), nga ora 08.00 deri në 11.00 me qellim të krijimit të kushteve për rikthimin në punë te largpërçuesit 110/10 kV, LP 118/5 dhe LP 1811, nga ora 08.00 deri në 11.00  do të bëhet shkyqja totale e NS 110/10 Ferizaj 1. Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (30MW) Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjën e sigurisë dhe besueshmerisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.