05 Dhjetor 2012 - Punime në kuadër të projektit për testimin e mbrojtjeve rele- NS 220/110 kV Prizreni 2

Me datën 6 dhjetor 2012 (e enjte) me qëllim të krijimit të kushteve për implementimin e punimeve në kuadër të projektit për testimin e mbrojtjeve rele të nënstacionit Prizreni 2, nga ora 09:00 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja totale e zbarave 220 kV në nënstacionin NS 220/110kV Prizreni 2. Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët e rajonit të Dukagjinit (Pejë , Deçan , Gjakovë , Prizren dhe Therandë)do të kenë kufizim me energji elektrike gjithësejt 50 MW.
Punimet e njejta do të vazhdojnë edhe me datën 7 dhjetor 2012 (e premte) nga ora 10:00 deri në 15:00, me ç’rast do të bëhet shkyçja totale e zbarave 110 kV në nënstacionin NS 220/110kV   Prizreni 2. Gjatë kësaj kohe qytetarët e Rahovecit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, Xërxa dhe Malisheva do të furnizohen nga NS Gjakova 1, ndërsa nënstacionet NS Prizreni 1, NS Prizreni 3 dhe NS Theranda do të kenë kufizim me energji elektrike gjithësejt 55 MW. 

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët