23 Nëntor 2012 - Punime në kuadër të projektit për testimin e mbrojtjeve rele- NS 110/10 kV Prishtina 3

Me datën 25 Nëntor 2012 (E Dielë) me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të projektit për testimin e mbrojtjeve rele dhe komisionimin e paisjeve të rehabilituara të këtij nënstacioni, nga ora 09:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetikë T2 ( 31.5 MVA ) në nënstacionin NS 110/10kV Prishtina 3.

Gjatë shkyçjes dhe rikyçjes së tij, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga 15 minuta. 
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.