23 Nëntor 2012 - Remont i planifikuar vjetor –Largpërquesi LP 1809, NS Prizreni 2-NS Rahoveci

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 24 Nëntor 2012 (e shtunë), nga ora 06.00 deri në 10.00 do të realizohet remonti vjetor i largpërçuesit, LP 1809 që lidhë NS 220/110 kv Prizreni 2 me NS 110/10 kV Rahovec.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët e Rahovecit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, ndërsa qytetarët e Xërxës dhe Malishevës do të furnizohen nga NS Gjakova 1. 
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjën e sigurisë dhe besueshmerisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.