9 Nëntor 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimeneteve të tensionit të lartë në NS 110/10 Prishtina 3

Me datën 10, 11, 17 dhe 18 Nëntor 2012, me qëllim të krijimit të kushteve për punë për rehabilitimin e stabilimenteve të tensionit të lartë, nga ora 00.00 deri në 04.00 ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT do të bëjnë shkyqjen totale të NS 110/10 kV Prishtina 3. Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.


Gjithashtu me datën 10 Nëntor 2012 (e shtunë) dhe 12 Nëntor 2012 (e hënë) nga ora 07.00 deri në 15.00, do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T2 në nënstacionin, NS 110/10 kV Prishtina 3. Gjatë kësaj kohe qytetarët që furnizohen nga ky transformator-T2, parashikohet të kenë rekduktim me energji elektrike deri në 7 MW, ndërsa pa furnizim me energji elektrike do të mbesin nga 15 minuta gjatë shkyqjes dhe rikyqjes së tij.  
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.