23 Tetor 2012 - Energjizimi provues i nënstacionit 110/10(20) kV – Gjilani 5 dhe linjave ndërlidhëse transmetuese të nivelit 110 kV

KOSTT sh.a njofton qytetarët se me datë 23.10.2012 (E martë), në ora 10:00 do të fillojë energjizimi provues i nënstacionit NS 110/10(20) kV – Gjilani 5, si dhe linjave ndërlidhëse transmetuese 110 kV, që lidhin këtë nënstacion me nënstacionet tjera: linja LP 1802/1, që lidhë NS 110/10(20) kV –  Gjilani 5 me NS 110/35 kV Gjilani, linja LP 1802/2, që lidhë NS 110/10 (20) kV – Gjilani 5 me NS 110/35 kV – Viti dhe linja LP 1813, që lidhë NS 110/10 (20) kV – Gjilani 5 me NS 400/110 kV – Ferizaj 2.

Projekti i ndërtimit të NS Gjilani 5 bashkë me linjën e dyfishtë transmetuese 110 kV (hyrje – dalje) është bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrrës, përmes SECO (Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike) dhe KEK-ut, ndihmuar edhe nga Komuna e Gjilanit në sigurimin e lokacionit për ndërtimin e NS Gjilani 5 si dhe në shpronësimin e tokave, ku janë ndërtuar shtyllat e linjës së dyfishtë 110 kV.

Linjat e lartpërmendura 110 kV kalojnë nëpër Komunën e Gjilanit, Vitisë dhe Parteshit, në vendbanimet: fshatrat Pasjan, Budrigë, Cërnicë dhe Livoç i Epërm.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linjat/objektet e lartpërmendura paraqesin rrezik nga tensioni i lartë.