19 Tetor 2012 - Remont i planifikuar vjetor –Largpërçuesi LP 1809, NS Prizreni 2-NS Rahoveci

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 21 Tetor 2012 (e diel), nga ora 06:00 deri në 10:00 do të realizohet remonti vjetor i largpërçuesit, LP 1809 që lidhë NS 220/110 kv Prizreni 2 me NS 110/10 kV Rahovec. Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët e Rahovecit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, ndërsa qytetarët e Xërxës dhe Malishevës do të furnizohen nga NS Gjakova 1.  Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmerisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.