19 Tetor 2012 - Remont i planifikuar vjetor – Transformatori energjetik T1 në NS 110/10 kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 21 Tetor 2012 (e diel), nga ora 06:00-09:00 do të realizohet remonti vjetor i transformatorit energjtik T1 në NS 110/10 kV Prishtina 1, me ç’rast do të bëhet testimi i mbrojtjeve rele të tij.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator në nivelin e tensionit 35 kV, gjatë shkyçjes dhe rikyçjes do të kenë ndërprerje nga 5 minuta (15 MW), ndërsa qytetarët/institucionet që furnizohen nga niveli i tensionit 10 kV, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.