16 Tetor 2012 - Pengesat në furnizim nga NS 110/10kV Prishtina 3

Dje me 15 tetor 2012 rreth orës 20:00 si pasojë e lidhjes së shkurtër në daljet 10kV (të KEK-ut) ka ardhur deri te rënia e NS 110/10kV Prishtina 3. Me këtë rast është dëmtuar një transfomator rrymor  në anën 10kV në fushën e transformatorit, i cili edhe ka shkaktuar rënien e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10kV Prishtina 3, ndërsa transformatori T2 ka qenë jashtë pune për qëllime të mirëmbajtjes

Ekipet kujdestare të KOSTT sh.a kanë ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në afat rekord deri në ora 21:36 kanë eliminuar prishjen dhe kanë kthyer në funksion Transformatorin T1.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike që janë shkaktuar si pasojë e kësaj rënie.