3 Tetor 2012 - Punime të domosdoshme në Transformatorin energjetik T1 dhe T2 në NS 110/35 kV Ferizaj 1

 

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e testimit të mbrojtjeve rele nga ekipet profesionale të mirëmbajtjes së KOSTT sh.a, me 04 Tetor 2012 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35 kV Ferizaj 1, ndërsa nga ora 13.00 deri në orën 15.00 do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T2 në NS 110/35 kV Ferizaj 1.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS 110/35 kV Ferizaj 1 do të kenë kufizim me energji elektrike deri në 15 MW.
Intervenimet e lartëcekura bëhen me qëllim të rritjës së sigurisë dhe besueshmërise së operimit të Sistemit Elektroenergjetik te Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.