28 Shtator 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/110 kV Prizreni 2

                   
Me datën 30 Shtator 2012 (e dielë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për implementimin e  punimeve në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/110 kV Prizreni 2, nga ora 07.00 deri në orën 10.00 do të bëhet shkyçja totale e stabilimenteve 110 kV të nënstacionit NS 220/110 kV Prizreni 2.

Gjatë kësaj kohe, nënstacionet NS Prizreni 1, NS Prizreni 3 dhe NS Theranda  do të furnizohen nga largpërçuesi 110 kV, nr. 179/2 (NS Ferizaj 1-NS Therandë) dhe do të kenë  furnizim me energji elektrike deri në 60 MW (megavat), ndërkaq qytetarët, që furnizohen nga NS  Rahoveci, gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Po atë ditë edhe linja 110 kV, që furnizon nënstacionin NS Rahoveci nga NS Prizreni 2, do të shkyçet nga ora 12.00 deri në orën 14.00, për krijimin e kushteve për punë në kuadër të projektit të lartshënuar.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.