14 Shtator 2012 - Punime në kuadër të Projektit NS 110/35 kV Gjilani 1

Me datën 16.09.2012 (e dielë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për kryerjen  e punimeve për montimin e ndarësit gjatësor në zbarat 110 kV në NS 110/35 kV Gjilani 1, duke filluar nga ora 07:00 deri në 08:00 (paradite) gjegjësisht nga ora 18:00 deri në 19:00 do të bëhet shkyçja  totale e NS 110/35 kV Gjilani 1.
Ndërsa nga ora 08:00 deri në ora 18:00 të së njejtës ditë, do të jetë i çkyçur Transformatori
T2 (20 MVA), gjatë kësaj kohe konsumatorët do të furnizohen nga T1 ( 31.5 MVA ) dhe nga linjat 35 kV, por do të kenë kufizime 5 MWh/h .

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët e Gjilanit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, ndersakonsumatorët të cilët furnizohen nga NS Berivojca do të  furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.