6 Shtator 2012 - Punime në kuadër të Projektit Rehabilitimi i NS 220/110 kV Prizreni2

Me datën 08.09.2012 (e shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për kryerjen  e punimeve përfundimtare në kuadër të Projektit Rehabilitimi i NS 220/110 kV Prizreni 2 nga ora 06:00 deri në 11:00 (paradite) do të bëhet shkyçja e zbarave 110 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët e Rahovecit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike,kurse konsumatorët të cilët furnizohen nga NS Prizreni 1 dhe 3 si dhe NS Theranda do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.