17 Korrik 2012 - Pengesat në furnizimin me energji elektrike në rajonin e Dukagjinit

 

KOSTT njofton qytetarët e rajonit të Dukagjinit se për shkak të zjarreve në fushat e grunajave të cilat gjenden në afërsi të Nënstacionit 400/110kV Peja 3 në Komunën e Istogut KOSTT është detyruar që për shkaqe të sigurisë të shkyç disa linja të tensionit të lartë në mënyrë që të ruaj stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe për të mundësuar intervenimin e ekipeve të zjarrfiksëve.

KOSTT apelon te qytetarët që maksimalisht të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike në mënyrë që kjo situatë e jashtëzakonshme të tejkalohet sa më leht.

Për më tepër, KOSTT mund të jetë i detyruar që të bëjë rikonfigurime të sistemit nga të cilat mund të ndikohen edhe pjesët tjera të Kosovës.


KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.