12 Korrik 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/110 kV Prizreni 2

Me datën 15 korrik 2012 (e Dielë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për implementimin e punimeve në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/110 kV Prizreni 2, nga ora 06.00 deri në orën 14.00 do të bëhet shkyçja totale e stabilimenteve 110 kV të Nënstacionit NS 220/110 kV Prizreni 2. Gjatë kësaj kohe, Nënstacionet NS Prizreni 1, NS Prizreni 3 dhe NS Theranda do të furnizohen nga largpërçuesi 110 kV, nr. 179/2 (NS Ferizaj 1-NS Therandë) dhe do të kenë furnizim me energji elektrike deri në 60 MW (megavat), ndërkaq qytetarët që furnizohen nga NS Rahoveci, gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.