6 Korrik 2012 - Punime në kuadër të Projektit Ndarja e Zbarrës në NS Theranda

Me datën 07.07.2012 (e shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve për kryerjen e punimeve në kuadër të Projektit Ndarja e Zbarrës NS 110/35/10 kV– Theranda, nga ora 07:00 deri 11:00 (paradite), do të bëhet shkyçja Transformatorit energjetik T1 në NS Therandë dhe LP 179/3 ( NS Therandë – NS Ferizaji 1 ).

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët, që furnizohen nga nënstacioni NS Theranda do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a është kompani publike e cila merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. KOSTT është përgjegjës për transmisionin e energjisë elektrike të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV dhe 110 kV dhe po ashtu është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë elektrike.