8 Qershor 2012 - Punime në kuadër të Projektit Ndarja e Zbarrës në dy seksione në NS Gjilani 1 dhe NS Theranda

 

Me datën 10.06.2012 (e dielë) me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të Projektit Ndarja e Zbarrës ne dy seksione në NS 110/10 kV Gjilani 1 dhe NS 110/35/10 kV– Theranda, nga ora 07:00 deri në 10:00 (paradite), do të bëhet shkyçja e zbarrës 110 kV në NS Theranda, për të krijuar kushte të sigurisë për montimin e ndarësit tërthor në të.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët, që furnizohen nga nënstacioni NS Theranda do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.