1 Qershor 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e nënstacionit NS 220/110/10 kV Prizreni 2

Me datën 03 Qershor 2012 (e dielë) me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e NS 220/110/10 kV– Prizreni 2 (projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian), nga ora 07:00 deri në 11:00 (paradite), do të bëhet shkyçja e zbarave 110 kV në NS Prizreni 2, për të krijuar kushte të sigurisë për demontimin e lidhjeve primare në fushat e linjave LP 110 kV, nr.1804, nr 164/2 si dhe të autotransformatorit ATR2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, nënstacionet: NS Prizreni 1, NS Prizreni 3 dhe NS Theranda do të furnizohen me energji elektrike deri ne 50 MW (megavat),  qytetarët e Malishevës dhe Xërxës do të funizohen nga NS Gjakova 1, ndërkaq qytetarët që furnizohen nga NS Rahoveci gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.