11 Maj 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e NS 220/100 kV Prizreni 2

Me datën 12 Maj 2012 (e shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të Projektit për Rehabilitim në NS 220/100 kV Prizreni 2 (financuar nga Komisioni Evropian), nga ora 08.00 deri në orën 11.00 (paradite), do të bëhet shkyçja e largpërçuesit LP 220 kV, nr. 293/2, drejtimi NS Prizreni 2 – SSH Drenas dhe LP 220 kV, nr. 2303, drejtimi NS Prizreni 2 – NS Fierzë (Shqipëri), për të mundësuar lidhjen direkte të qarqeve primare në fushën e largpërçuesit LP 110kV, nr. 1805, që lidh nënstacionin NS Prizreni 2 me nënstacionin NS Gjakova 2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, nënstacionet: NS Prizreni 1, NS Prizreni 3 dhe NS Theranda do të furnizohen me energji elektrike deri në 50 MW (megavat),  ndërkaq qytetarët, që furnizohen nga NS  Rahoveci gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.