8 Maj 2012 - Remont i planifikuar vjetor – T1 dhe T2 në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 10 maj 2012 (e enjte), nga ora 10.00-18.00 do të realizohet remonti vjetor i transformatorit energjtik T1 në NS 110/10 kV Prishtina 2, në kuadër të kësaj do të vazhdojnë punimet e njejta me datën 11 maj 2012 (e premte), nga ora 10.00-18.00 ku do të realizohet remonti vjetor i transformatorit energjetik T2, NS 110/10 kV  Prishtina 2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion, gjatë shkyçjes dhe rikyçjes së transfromatorëve energjetik do të kenë ndërprerje nga 5 minuta (15 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjën e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës                  

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.