3 Maj 2012 - Remont i planifikuar vjetor – LP 220 kV 293/2, S.SH Gllogovc- NS Prizreni 2 dhe LP 220 kV 2303, NS Prizreni 2-HC Fierza

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me daten 05 maj 2012 (e Shtunë), nga ora 17.00-19.00 do të realizohet remonti vjetor i largpërçuesit 220 kV, LP 293/2 që lidhë Stabilimentet Shpëndarëse Gllogovc me Nenstacionin Prizreni 2 dhe LP 2303 që lidhë NS Prizreni 2 me HC Fierza. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetaret qe furnizohen nga Nënstacionet Przreni 1, Prizreni 3, Theranda dhe Rahoveci do të furnizohen nëpërmes largpërçuesit LP 179/2 me ngarkesës deri ne 50 MW. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga Nënstacionet në fjalë do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike deri në 20MW nga NS Prizreni 1, deri në 10 MW nga Prizreni 3, deri në 10MW nga NS Therandë dhe deri në 15 MW nga Rahoveci. Kufizimet e tërësishme në këto nënstacione do të jenë 55 MW.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjën e sigurisë dhe besueshmerisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës                  

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.