30 Prill 2012 - Remont i planifikuar vjetor – LP 220 kV 2303, NS Prizreni 2-HC Fierza

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, nga data 2 maj 2012 deri me 5 maj 2012 do të realizohet remonti vjetor i largpërçuesit 220 kV, LP 2303 që lidhë NS Prizreni 2 me HC Fierza. Në kuadër të kësaj, me datën 2 maj 2012 (E mërkurë), nga ora 09:00-12:00, Nënstacionet Przreni 1, Prizreni 3, Theranda dhe Rahoveci do të furnizohen nëpërmes largpërçuesit LP 179/2 (deri në 50 MW).

Rrjedhimisht, gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga Nënstacionet në fjalë do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike deri në 20MW në NS Prizreni 1, deri në 10 MW në Prizreni 3, deri në 10MW në Therandë dhe deri në 15 MW në Rahovec (gjithsej 55 MW). Procedura e ngjashme do të përdoret edhe me datën 5 maj 2012 me rastin e përfundimit të punimeve të planifikuara në kuadër të remontit në fjalë. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.