17 Prill 2012 - Progresi i projektit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri

Pas raportimeve të ditëve të fundit nga disa media në lidhje me progresin e projektit për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, Operator Sistemi, Transmsioni dhe Tregu i energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, jep këtë sqarim: Ju informojmë se për ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë –Shqipëri në procesin e diskutimit në mes të KOSTT dhe OST Shqipëri është nënshkruar një Marrëveshje e Mirëkuptimit ku Banka Zhvillimore Gjermane (KfW) ka qenë dëshmitare. Mbi bazën e kësaj marrëveshje palët janë dakorduar që procedurat e njohura ndërkombëtarisht, pra Direktiva mbi prokurimin e produkteve dhe shërbimeve në kuadër të Bashkëpunimit Financiar me vendet në zhvillim do të zbatohen për projektin. Në vazhdim ju prezantojmë disa ngjarje kronologjike mbi progresin e projektit në fjalë. Siç është i informuar opinioni i gjerë, me 23 dhjetor të vitit 2009 është nënshkruar Marrëveshja për Kredi dhe Financim të linjës interkonektive 400kV Kosovë-Shqipëri në mes të KfW (Bankës Gjermane për zhvillim), Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës si dhe KOSTT sh.a, ndërkaq Marrëveshja në fjalë u ratifikua me shumicë absolute të votave nga Parlamenti i Kosovës. me 1 prill të vitit 2010. Menjëherë pas kësaj, KOSTT dhe OST e Shqipërisë me asistimin e kompanisë konsulente kanë punuar në finalizimin e  dokumentacionit tenderues për shpalljen e interesit për gjetjen e kontraktuesit për ndërtim, proces i cili zhvillohet sipas procedurave tenderuese të lartëpërmendura të njohura ndërkombëtarisht dhe të etabluara në bashkëpunimin finaciar gjerman me vendet në zhvillim.

Aktualisht, procesi i prokurimit të ndërtimit të linjës ende nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht, KOSTT nuk mund të japë çfarëdo informacioni në lidhje me këtë proces tenderues pa u finalizuar ai. Palët kooperuese në këtë projekt duke iu referuar procedurave dhe direktivave te lartpermendura janë të obliguar që edhe komunikimin ta bëjnë në harmoni me këtë meqenëse kjo është sanksionuar me Marrëveshjen për Kredi dhe Financim të linjës interkonektive 400kV Kosovë-Shqipëri në mes të KfW (Bankës Gjermane për zhvillim), Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës si dhe KOSTT sh.a .o te iformohen per rezultatet. Posa te perfundoje procesi i tenderues, palet e interesit do te njoftohen me rezultatet.

Shënim për financimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri:
Sipas Marëveshjes për Kredi dhe Financim, financimi i projektit të Autostradës Energjetike Kosovë-Shqipëri për pjesën e Kosovës do të bëhet nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman, respektivisht Qeveria Gjermane përmes KfW bazuar në Marrëveshjen e Financimit që është nënshkruar në mes të KfW, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (Qeveria e Kosovës) dhe KOSTT për hua dhe kontribut financiar në vlerën e përgjithshme prej 33.5 milion Euro, nga e cila €16.5 milion grant + €17 milion kredi. Ngjashëm, qeveria Gjermane nëpërmjet KfW gjithashtu do të financojë pjesën e linjës në anën e Republikës së Shqipërisë. Si shtesë e financimit gjerman, KOSTT dhe OST Shqipëri do të kontribuojnë me mjete vetanake.