13 Prill 2012 -Punime të domosdoshme në fushën e transformatorit energjetik T2, në NS 110/10 kV – Prishtina 2

Me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërise së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës, më 17 Prill 2012 (e martë) nga ora 10:00 deri në 19.00 do të bëhet shkyçja e transformatorit T2  në NS 110/10 kV – Prishtina 2, me ç’rast në fushën përkatëse transformatorike do të ndërrohen transformatori matës i rrymës (TMRr) dhe transformatori matës i tensionit (TMT). Këto punime do të kryhen nga ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT-it. Qytetarët, që furnizohen me energji elektrike nga NS 110/10 kV Prishtina 2, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutash gjatë ç’kyqjes dhe rikuqjes së transformatorit (15 MW )

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.