6 Prill 2012 - Intervenim i domosdoshëm në LP 110 kV 125/1 që lidhë NS Kosova A me NS Vushtrria 2

Më 07 Prill 2012 (e shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 07:00 deri në 09:00 (në mëngjes) do të bëhet shkyqja e Largpërçuesit 110 kV LP 125/1 që lidhë NS Kosova A me  NS Vushtrria 2. Gjatë kësaj kohe, ekipet e mirëmbajtjës së KOSTT sh.a do të bëjnë ndërrimin e izolatorit të dëmtuar, si intervenim preventiv. Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS Vushtrria 1 dhe NS Vushtrria 2 (20MW), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Intervenimet e lartëcekura bëhen me qëllim të rritjës së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.