23 Mars 2012 - Punime të domosdoshme në Transformatorin energjetik T1, NS 110/10 kV Klinë

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e intervenimit nga ekipet profesionale të mirëmbajtjes së KOSTT sh.a, me 25 Mars 2012 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në 08:00 (në mengjes) do të behet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10 kV Klinë. Gjatë kësaj kohe, ekipet e mirëmbajtjës të KOSTT sh.a do të bëjnë rregullimin e qarkut komandues dhe mekanizmit të nderprerësit të fuqisë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS 110/10 kV Klina do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.. Intervenimet e lartëcekura bëhen me qëllim të rritjës së sigurisë dhe besueshmërise së operimit të Sistemit Elektroenergjetik te Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.