16 Mars 2012 - Punime në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/100 kV Prizreni 2

 

Me datën 18 Mars 2012 (e Dielë) me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të Projektit për Rehabilitimin e Stabilimenteve të Tensionit të Lartë në NS 220/100 kV Prizreni 2 (financuar nga Zyra Europiane në Kosovë), nga ora 06.00 deri ne oren 08.00 (në mëngjes), do të bëhet shkyçja totale e stabilimenteve 110 kV të Nënstacionit NS 220/110 kV Prizreni 2.

Gjatë kësaj kohe, Nënstacionet NS Prizreni 1, NS Prizreni 3 dhe NS Theranda  do të furnizohen  nga largpërçuesi 110 kV, nr. 179/2 (NS Ferizaj 1-NS Therandë) dhe do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike për 45 MW (megavat),  ndërkaq qytetarët që furnizohen nga NS  Rahoveci gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.